Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në një postim në rrjete sociale, Pacolli tha se nuk mjafton vetëm një ditë për të kujtuar përpjekjet e tyre, por ato duhet respektuar dhe fuqizuar në vazhdimësi.
“Urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e tyre, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Gratë kanë bërë një rrugë të mundimshme për t’i fituar të drejtat. Dhe ende ka punë për të bërë në këtë drejtim!
Nuk mjafton vetëm një ditë për të kujtuar përpjekjet e tyre, por ato duhet respektuar dhe fuqizuar në vazhdimësi.
Duke ua uruar festën, ndajmë bindjen e plotë se faktorizimi i femrës, mbetet detyrë e përbashkët që duhet përmbushur në rrugëtimin tonë euro–atlantik”, ka shkruar Pacolli, njofton Klan Kosova.