Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka uruar shqiptarët në Luginën e Preshevës për sigurimin e një fitore historike në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Sipas tij, kjo ka treguar se uniteti i liderëve politikë është thelbësor për të siguruar përfaqësimin e duhur të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës..
“Respekti im më i lartë është edhe për mikun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj për punën e madhe të bërë dhe rolin vendimtar për unifikimin e spektrit politik në Luginën e Preshevës. Shqipëria dhe Kosova duhet të qëndrojnë me bashkatdhetarët tanë dhe t’i mbështesin ata pa kufij”.
“Zgjedhjet në Serbi kanë treguar që një autokratizëm u forcua atje, kështu që kurrë më parë, të qenit i bashkuar dhe të veprosh si një zë i vetëm është me rëndësi strategjike për shqiptarët në Luginën e Preshevës për të adresuar sfidat me të cilat përballen. Urime dhe do të keni gjithmonë mbështetjen tonë”.