Ekonomia Online
FUNDIT

Pacolli viziton Rahovecin, flet me qytetarë për rritje të prodhimtarisë

Pacolli viziton Rahovecin, flet me qytetarë për rritje të prodhimtarisë

Në kuadër të takimeve me biznese dhe qytetarë të Kosovës, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij ka vizituar Rahovecin ku është takuar me qytetarë, veprimtarë nga fusha e biznesit si dhe ka vizituar shoqatën për kujdes ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara “Hareja”. Vizitën e tij lideri […]

Në kuadër të takimeve me biznese dhe qytetarë të Kosovës, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij ka vizituar Rahovecin ku është takuar me qytetarë, veprimtarë nga fusha e biznesit si dhe ka vizituar shoqatën për kujdes ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara “Hareja”.

Vizitën e tij lideri i AKR-së e ka nisur në fabrikën e pajisjeve për ngrohje dhe ftohje “Osa Termo Sistem”, fabrikë kjo e cila deri tash ka punësuar 60 persona, të cilët janë të angazhuar në sektorin e prodhimtarisë.

Duke u njoftuar në detaje me veprimtarinë e kësaj fabrike, Pacolli ka theksuar se me ardhjen në pushtet të AKR-së, do të fillojë të zbatohet programi ekonomik që krijon mijëra vende pune. Ai ka shtuar se Aleanca Kosova e Re, e ka planin e gatshëm për krijimin e platformave agroekonomike dhe komplekseve industriale. “Ky është momenti i ideatorëve të zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të punësimit”, duke e përsëritur se mandati i AKR-së në qeveri do të fokusohet tek zhvillimi ekonomik i vendit.

Më pas, i pari i AKR-së ka vazhduar vizitën e tij tek shoqata e përkujdesit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara “Hareja”.  Presidenti i AKR-së i përgëzoi kujdestarët e këtyre fëmijëve për punën dhe kontributin e tyre të trajtimin e rasteve të tilla, duke theksuar se institucionet vendore janë të detyruara që të ofrojnë më shumë në aspektin e kujdesit dinjitoz dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Kosovës e posaçërisht ndaj rasteve të veçanta si këto.

Numri një i AKR-së më vonë ka mbajtur edhe një fjalim para qindra qytetarëve të Rahovecit të cilët ishin tubuar për ta përcjellë këtë vizitë të Pacollit në qytetin e tyre.

Pacolli e përfundoi vizitën e tij në Rahovec, duke biseduar me qytetarë  për platformën bujqësore të Aleancës Kosova e Re si dhe fuqizimin e fermerëve dhe ndihmën që duhet t’i ofrohet bizneseve për t`ju ndihmuar atyre në rritjen e prodhimtarisë vendore.

Të ngjashme