Padi ndaj katër mjekëve të dehur që shkaktuan vdekjen e nënës dhe fëmijës gjatë lindjes

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 14:28 | Nga

Akuza se katër mjek nga Velesi kanë punuar nën ndikimin e alkoolit gjatë procesit të lindjes së lehonës, proces ky që rezultoi me vdekjen e nënës dhe fëmijut, sot është pranuar dhe janë lëshuar padi ndaj katër mjekëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja ndodhi më 22 tetor vitin e kaluar ku humbi jetën nëna dhe fëmiu i cili ishte në prag të lindjes. Padia mban titullin: Punë e papërgjegjshme.

Shkaku i punës së papërgjegjshme ishte dehja e katër mjekëve, tre nga të cilët sot ”fituan” padi penale nga Gjykata Themelore-Veles.

Mjekët e dehur ishin:
T.V- Anesteziolog i specializuar,
V.Ç dhe D.M subspecialist të gjinekologjisë. Personi i katërt tani më është i vdekur dhe gjykata ka mbyllur lëndën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme