Motrat Kim dhe Khole Kardashian, së bashku me Scott Disick janë paditur nga një kompani e avionëve privat, kjo pasi që nuk kanë paguar një shumë të majmë parash që i detyroheshin kësaj kompanie.
Silver Air, LLC ka dorëzuar padinë në të cilën pretendohet se pasagjerët e famshëm kanë lënë pa paguar 224 mije dollarë.
Veç këtyre kjo kompani ka paditur edhe Poo Bear dhe disa fytyra të njohura të televizionit.
Sipas burimeve të TMZ, Kim paguan kompaninë e quajtur JetLux, e cila më pas kontrakton kompani të ndryshme të aviacionit sipas nevojave të udhëtimit të yllit televiziv. JetLux duket se nuk ka kryer obligimet financiare ndaj Silver Air, gjë që duket të jetë shkaktari i problemit.