Siç njoftoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Lukarevska, pensioneri më i pasur jeton në Shtip dhe ka pension prej 11 mijë eurove, transmeton Alsat.
Një burrë nga Manastiri ka paraqitur të ardhurat më të larta në bazë të kthimit vjetor të taksave, respektivisht ka paraqitur 3.5 milionë euro të ardhura, ndërsa një grua nga Shkupi ka të ardhurat më të larta nga lojërat e fatit, shumë prej 471,000 eurove.
Milioneri më i ri në moshë në Maqedoninë e Veriut është vetëm 6 vjeç
Paga më e lartë është regjistruar në Strugë, ku një person nga industria e metaleve raportoi të ardhura bruto vjetore prej 1.9 milion eurove, nga paga mujore prej 156 mijë euro.