Pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës sipas Ligjit për Paga (Dokument)

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Pas shumë ankesave lidhur me Ligjin për Paga, ky ligj hyri në fuqi automatikisht, pasi që presidenti Hashim Thaçi nuk ia kthej mbrapa Kuvendit të Kosovës.

Ligji për Paga, ka rregulluar pagën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ky sipas këtij ligji koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1.

Sipas ligjit vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Mbi bazën e këtij Ligji të cilin e ka siguruar Telegrafi, rritje kanë përfituar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në kuadër të tyre pagën më të lartë pritet ta ketë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili në bazë të koeficientit 6.5 do ta ketë pagën 1,553.50 euro, ndihmësdrejtori do ta ketë pagën 1,434.

Ata që kanë gradën kolonel dhe nënkolonel në Policinë e Kosovës, do të marrin pagë nga 1,195 dhe 1,087.45 euro. Majorët dhe Kapiteni në PK, do të marrin pagat nga 932.10 euro dhe 717 euro, raporton Telegrafi.

Personat që kanë gardën toger në Policinë e Kosovës sipas koeficientit do të marrin pagë 650.08 euro, reshteri do të përfitoj pagë prej 573.60 euro.

Polic i Lartë në PK sipas Ligjit për Paga do të ketë pagë 525.80 euro, polici do të marrë 478 euro, polici i ri 454.10 euro dhe kadeti policor 239 euro.

Sipas nenit 34, ky Ligj hyn në fuqi nëntë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme