Një person në Prishtinë ka paguar në një pompë të derivateve me para false. Policia njofton se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:35. I dyshuari ka ikur me veturën Golf IV, ndërsa monedha në vlerë 50 euro është konfiskuar. “Është raportuar se në një pompe të derivateve një person i panjohur ka paguar […]
Pagoi me 50 euro false në Prishtinë, i dyshuari iku nga Policia

Një person në Prishtinë ka paguar në një pompë të derivateve me para false.
Policia njofton se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:35.
I dyshuari ka ikur me veturën Golf IV, ndërsa monedha në vlerë 50 euro është konfiskuar.
“Është raportuar se në një pompe të derivateve një person i panjohur ka paguar me një kartëmonedhë prej 50 eurove e cila dyshohet të jetë false. I dyshuari ka ik me veturën Golf IV (targa të njohura për Policinë). Monedha është konfiskuar nga forenzika”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.











