Pak ditë pasi u largua nga Barcelona, Flick e “çon në qiell” Rashfordin

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Barcelona nuk e bëri të përhershëm transferimin e Marcus Rashfordit nga Manchester United, duke zgjedhur të investojë rreth 70 milionë euro për Anthony Gordon.

Pas miqësores ndaj Birmingham Cityt, trajneri Hansi Flick pranoi se largimi i anglezit do të ndihet në skuadër.

“Marcus është një lojtar fantastik dhe një person fantastik. Ekipi do ta ndiejë mungesën e tij, edhe unë do ta ndiej”, tha Flick.

Rashford e mbylli aventurën te Barcelona me 14 gola dhe 11 asistime në 49 paraqitje, ndërsa pas rikthimit te Manchester United u përshëndet me tifozët katalanas përmes një mesazhi në Instagram.

Të ngjashme