Nga hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.
ka ndodhur rreth orës 23:00, me datën 17..09.2018 në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, ku viktimës (femër), në një barnatore nën kërcënimin e armës i është grabitur një shumë e parave.
Puna e hetuesve policorë është finalizuar vetëm pak minuta pasi është raportuar rasti, e cila ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:
S. A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri:
Ndaj personit të dyshuar prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.