Pak orë para ndeshjes, zbulohet gjyqtari i derbit Prishtina-Drita

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 11:30 | Nga
Ata nuk janë caktuar deri në ditën e ndeshjes, pasi pesha që ka sfida ka bërë të veprohet kësisoj.Megjithatë, disa orë para duelit janë zbuluar gjyqtarët që do ta drejtojë derbin e madh të titullit, Prishtina – Drita.

Kryesori do të jetë nga Mitrovica.

Fjala është për Fatmir Tahirin, i cili do të ndihmohet nga dy asistenët e FIFA-së nga Podujeva, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, shkruan Gazetasheshi.com.

Ndërkohë, gjyqtar i katërt është Selim Isufi nga Mitrovica.

Ndeshja Prishtina – Drita luhet në Pejë dhe nis në ora 16:00.

fatmir tahiri drita prishtina gjyqtar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme