Pak pas ngritjes, rrëzohet aeroplani me 104 pasagjerë

Havana | 18 Maj 2018 | 20:30 | Nga

Një avion i kompanisë ajrore kubane “Cubana” u rrëzua sot pak pas ngritjes në fluturim nga aeroporti ”Jose Marti” i Havanës, raportuan burime zyrtare.

Agjencia e lajmeve ”Prensa latina” raportoi për një aksident pranë aeroportit ndërkombëtar, ndërsa burimet aeroportuale dhe disa dëshmitarë thanë për median se një Boeing 737, i cili mori drejtimin nga Holguin (në lindje të Kubës), u rrëzua pak pas nisjes nga pista e aeroportit.

Një re e dendur tymi është ngritur në afërsi të aeroportit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme