Si politikat e gabuara po e ngulfasin shtetin e Kosovës
Më gëzoi fakti kur lexova që janë ndarë 1.9 milionë për biznese inovative dhe start-ups. Mendova, mirë kjo është rruga.. Por sapo po lexoja e kuptoja me shumë, nuk dukej aq bukur sa në pamfletat e partisë. Ka këtu diçka që kërkon komentim dhe elaborim.
Qeveria investon në politika të majta sociale me qindra e miliarda euro, e pastaj del me një përkrahje 1.9 milionë euro që as ato nuk janë tonat me gjasë. A ka mundësi tjerët, miqtë tanë, të na duan më shumë sesa ne vehtën? Apo mos vallë jemi injoratë rreth politikave ekonomike dhe publike? Apo e dëshrirojmë pushtetin më shumë se vendin tonë dhe publikun? Diçka po…
Si ka mundësi kjo? Bizneset dhe sektori privat janë saktësisht shtyllat kryesore të shtetit që na mbanë gjallë dhe na ushqejnë. Na sigurojnë pagat, mirëqenien, sigurinë, shërbimet si arsimi dhe shëndetësia. Nëse kështu sillesh me vehtën apo familjen e biznesin tënd, do ta varfërosh dhe falimentosh. Shteti, qeveria, ekonomia nuk bënë dallim këtu, rregullat janë të ngjashme.
…
Kështu, nga vendimet që merren në baza ditore po shofim një monstër model ku merren parat nga sektori privat dhe ipen për ndihma dhe politika sociale. Me këtë ritëm e tempo, vetëm importi, deficitit, varfëria dhe migrimi do të rriten, por jo ekonomia e sektori privat. Edhe nëse nuk dëshirojmë të aplikojmë politika të krahut të djathtë, ne duhet të investojmë së paku proporcionalisht në politika fuqizimit të bizneseve aq as investojmë dhe alokimet në politika sociale dhe të majtë.
Kjo së paku do na ndihmonte mos të përshpejtojmë trendin e ngulfatjes së sektorit privat dhe ekonomisë. E rruga e duhur është të investojmë ato miliarda fillimisht në sektor privat dhe fuqizim të biznesevev që progresivisht të zëvendësojmë importin dhe rritim eksportin, të ndalojmë rrjedhjet dhe humbjet që tashmë kapin 50% të ekonomisë vjetore dhe me vendimet e fundit kjo do të rritet edhe më shumë vitet e ardhshme.
Këto politika do e derivojnë edhe një efekt tjetër, Kosova do të filloj të rris borxhin publik, se nuk do të ketë alternativë tjetër. E në rast se edhe borxhet nga jashtë fillojnë të merren për politika sociale e jo për sektor privat, atëherë kjo ekonomi do të falimentoj, fatkeqësisht.
Kjo është një rrugë e gabuar dhe duhet të ndryshoj sa më parë. Politikat e majta social-demokrate nuk janë të këqija, janë të dobishme. Por ato duhet të aplikohen kur ka cfarë të ndahet. Nëse aplikohen në kontektet ekonomike si Kosova, rrezikojnë të gjithë strukturën ekonomike. Në fund, do të bëhemi të barabarë, por të ‘barabartë’ në varfëri. Idea e Kosovës është të rritet sektori privat që të kemi cfarë të ndajmë dhe si të i përkrahim grupet e margjinalizuara, por jo të bëhemi kurban i tyre dhe të humbasim të gjitha.