Pak vullnetarë i përgjigjen thirrjes për gjelbërim “Përtej pragut”

Prishtinë | 22 Tet 2016 | 12:54 | Nga

Ka nisur gjelbërimi i hapësirës pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës së Universitetit të Prishtinës. Por fare pak studentë e anëtarë të stafit të këtij fakulteti i janë përgjigjur kësaj thirrje që është titulluar si “Përtej pragut”.

“Ka me qenë shumë vështirë me e përfundu tërë mbjelljen sot, natyrisht në mungesë të vullnetit të studentëve dhe një pjese të stafit për të përparuar vet oborrin e tyre… Nuk ka qene aktivitet i obliguar dhe nuk kemi dashur të jetë, por mungesa e vullnetit tregon shumë…”, thuhet në një shpërndarje në Facebook të asaj që po ndodh aktualisht në oborrin e këtij fakulteti.

“Sh’pinë tonë duhemi me ndreq, me përparu e me e mirëmbajtë vet… Nëse mendoni që dikush tjetër duhet me bo këtë për neve… Më vjen keq…”, thuhet aty.

Megjithatë, stafi i “Përtej Pragut”, organizata “Urbaniak” dhe FNA falënderon të gjithë ata që kanë nda kohen sot për të kontribuar për më shumë gjelbërim dhe kujdes për hapësirat e përbashkëta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme