Tiranë, 8 tetor – Në Shqipëri “Paketa anti-shpifje do të jetë sipas standardeve evropiane dhe nuk i mbyll rrugën lirisë së shprehjes”.
Kështu citon ATSH kryeministrin Edi Rama, të jetë shprehur në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS-së.
“Ne nuk do të tërhiqemi para shpifjeve, por shumë shpejt do t’i sjellim Kuvendit paketën anti-shpifje, jo për të mbyllur rrugët e lirisë së shprehjes, por që secili t’i dalë për zot atyre që thotë”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se Paketa nuk ka asnjë lidhje me ndëshkime penale, ndërsa siguroi se ajo do të përshëndetet edhe nga institucionet ndërkombëtare.