Pako me eksploziv në një automjet në Vlorë

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 09:26 | Nga

Një sasi eksplozivi dyshohet se është vendosur në një automjet në Vlorë. Lënda plasëse dyshohet se është vendosur në makinën tip benz me targa AA 902 NA.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës dhe makina është në pronësi të shtetasit Bashkim Brahimaj.

Fatmirësisht automjeti nuk ka shpërthyer, pasi në momentin kur Brahimja ka hapur makinën sasia e eksplozivit ka rënë.

Ende nuk dihen autorët që kanë vendosur sasinë e eksplozivit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme