Pal Lekaj i reagon Kurtit: Hahahaha, ku je o Albin patrioti

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aelancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti lidhur me pranimin e vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit.

Në një postim në Facebook madje e quan “patriot” kreun e Qeverisë.

“HAHAHAHAHA, Ku je o Albin patrioti???? A lëshove bajrakun a?”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokës së Manastirit të Deçanit.

Kurti tha se Kosovës i është bërë e qartë që të zgjedhin mes dy opsioneve, të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ecur përpara drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës këtë vit, apo të hiqet dorë nga çështja e Kosovës nga agjenda e anëtarësimit.

Të ngjashme