Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ditë më parë i kishte bërë kërkesë kryeministrit Mustafa që të shkojnë bashkë për të shikuar nga afër tokat që po i humb Kosova.
Mirëpo, këtë rrugë Lekaj e kishte marrë dje pa kryeministrin Mustafa, por me bashkëpartiakët e tij nga AAK-ja.
Gjatë rrugës bjeshkëve të Rugovës, atje ku është kufiri me Malin e Zi, Lekaj kishte hasur në një mbishkrim të vendosur nga rugovasit në kundërshtim të demarkacionit, të cilin përmes një postimi në Facebook, ia rekomandon ta lexojë kryeministri Mustafa.
“Kryminister lexoje ketë mbishkrim që e kanë shkruar Rugovasit.
Kryeministër, edhe pse para disa ditësh të ftova që të shkojmë bashkë për të parë se deri ku ka hy Mali i Zi me miratimin e komisionit dhe tuajin, në tokat tona. Ju, duke e ditur se e vërteta është në anën tonë, nuk u përgjigjet.
Dje ishte njëra ndër shumë ditët më plotë argumente se, Kosova ka humbur mbi 8000 hektarë tokë. E këtë e hasëm gjatë vizitës me kryetarin Haradinaj, deputetë dhe shumë qytetarë që i bëmë atyre bjeshkëve të brezit kufitar.
Ja, po t’i ofrojmë disa nga ato argumente”, ka shkruar Lekaj, duke postuar foto të mbishkrimit.