Jarah al-Hawamdeh, një refugjat palestinez në Jordani që ka humbur njërën këmbë pasi është prekur nga kanceri, ka për synim që të ngjitet në majën më të lartë në botë, Mount Everest (8.848 metra) me shpresën për të shpëtuar një shkollë që është në vështirësi financiare.
Al-Hawamdeh, 22-vjeçar, ka humbur njërën këmbë për shkak të kancerit të ashtit. Ngjitjen po e bën për të ndihmuar financiarisht shkollën me seli në Jordan, “Al-Jufe” që udhëhiqet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), që aktualisht është duke u përballur me shkurtesa të mëdha të buxhetit, shkruan Koha Ditore.
Al-Hawamdeh thotë se fushata e tij do të shërbejë për të mbledhur fonde për shkollën, që aktualisht po ofron edukim për 750 refugjatë palestinez. Dikur edhe ai ishte në këtë shkollë.
Në paterica, Al-Hawamdeh ka nisur tashmë të ngjitet në malin që gjendet në afërsi të kufirit Nepal-Kinë dhe arrin deri 8.848 metra. Ai është ngjitur tashmë 5.100 metra dhe shpreson së shpejti të arrijë në majë.