Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pas hulumtimit të Insajderit për sigurimin e vaksinave. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai u ka siguruar të paktën votuesve të vet në diasporë vaksinë Anti-Covid.
Më tutje Pallaska tha se nëse “të tjerët nuk mbijetojmë deri në shtator, kthehet diaspora në Kosovë e nuk e lojnë Kryeministrin vet me vaksinën e tij”.
Në ndërkohë dje mediumi “Insajderi” ka publikuar një hulumtim rreth procesit të sigurimit të vaksinave. Siç ka raportuar “Insajderi”, thuhet që ministri Vitia të ketë refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompanitë “Pfizer dhe BioNTech”. Kjo është demantuar nga vetë ministri mbrëmë, i cili ka bërë thirrje që Prokuroria të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces kaq jetik për qytetarët.
Postimi i plotë i tij:
Kush po thotë që Kryeministri nuk po i përmbushë premtimet elektorale.
Së paku votuesve të vet në diasporë Kryeministri iu ka siguru vaksinën.
Nëse ne të tjerët nuk mbijetojmë deri në shtator, kthehet diaspora në Kosovë e nuk e lojnë Kryeministrin vet me vaksinën e tij.