Pallaska reagon për kritikat ndaj Ardian Kastratit: Më të zëshmit në këtë reagim janë ata që vet trimërojnë tufa të njerëzve të paedukatë

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Avokati Dastid Pallaska, ka reaguar pas kritikave drejtuar deputetit të PDK’së, Ardian Kastrati, në lidhje me shkrimin e tij të fundit, shkruan Gazeta Metro.

Pallaska, tha se dënon këtë gjuhë se e cilëson të papranueshme, edhe në rastet kur është përdorur ndaj tjerëve por edhe ndaj tij personalisht.

Ai tha se problemi është me ata që reaguan ndaj këtij shkrimi, pasi sipas tij ata janë që arsyetojnë dhe trimërojnë tufa të njerëzve të paedukatë që shajnë e ofendojnë kritikuesit politikë.

‘’ Problemi që kam me reagimin është se më të zëshmit në këtë reagim janë ata/o që vet nxisin, arsyetojnë dhe trimërojnë tufa të njerëzve të paedukatë që çdo ditë në rrjetet sociale ofendojnë e shajnë në mënyrën më vullgare kritikuesit e tyre politikë.

Për këtë arsye, reagimi kundër rastit të djeshëm nga politikanët që kanë përfituar nga kjo gjuhë e urrejtjes është i pasinqertë dhe duhet të dënohet si hipokrizi’’, shkroi Pallaska.

Ky është postimi I plotë:

‘’ Reagimi publik ndaj deklaratave seksiste dhe denigruese të një deputeti të PDK-së pas zgjedhjes së djeshme të Presidentes së Kosovës është me vend dhe i duhur.

Këtë gjuhë ofenduese dhe denigruese e konsideroj të papranueshme dhe e kam dënuar si kur është përdorur ndaj të tjerëve ashtu edhe ndaj meje personalisht.

Problemi që kam me reagimin është se më të zëshmit në këtë reagim janë ata/o që vet nxisin, arsyetojnë dhe trimërojnë tufa të njerëzve të paedukatë që çdo ditë në rrjetet sociale ofendojnë e shajnë në mënyrën më vullgare kritikuesit e tyre politikë.

Për këtë arsye, reagimi kundër rastit të djeshëm nga politikanët që kanë përfituar nga kjo gjuhë e urrejtjes është i pasinqertë dhe duhet të dënohet si hipokrizi.

Nëse këta përfaqësues dhe profiterë të politikës së rrugaçërisë dëshirojnë të japin kontribut në lidhje me këtë problem shoqëror, këtë mund ta bëjnë duke hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga ofendimi dhe denigrimi i kundërshtarëve politikë si instrument i politikëbërjes.’

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme