Avokati Dastid Pasllka ka komentuar zgjedhjet presidenciale në ShBA, duke u shprehur i bindur se vetëm një fitore e thellë e Biden do të përmbyste populizmin e Trumpit, raporton Ekonomia Online.
“Përmbysja e popullizmit të Presidentit Trump do të arrihej vetëm me nje fitore bindëse te demokratëve, diçka që tanimë është e sigurt se nuk do të ndodhë. Cilido skenar tjetër, qoftë edhe një fitore nominale e ish Zëvendës Presidentit Biden, do të thellojë ndarjen në SHBA, që është ushqimi kryesor i politikës populliste të Presidentit Trump”, ka shkruar Pallaska në profilin e tij në Facebook.
“Rrjedhimisht, edhe nëse Presidenti Trump e humbë formalisht betejën presidenciale, duket se koha e tij nuk ka kaluar ende”, ka shkruar tutje ai.
“Për fat të keq, i njëjti diskurs do të shoqërojë zgjedhjet edhe në vendet tjera të botës që kanë rënë në grackën e popullizmit të shfernuar”, përfundoi ai.