Palmer dhe Lajçak i shkojnë në takim presidentes Osmani

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 15:31 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer bashkë me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak  janë takuar me presidenten Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Pas kësaj, Plamer dhe Lajçak do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Të dy zyrtarët do të qëndrojnë në Kosovë për një vizitë dy ditore.

Arsyeja e vizitës merret vesh se është përgatitja për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gajtë ditës, Palmer është takuar me krerët e dy partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku, të cilët  kanë kërkuar përfshirje më të madhe të ShBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme