Palushi: Bizneset s’përfituan asgjë nga MSA-ja

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 23:32 | Nga

Në prill bëhen një vit që nga hyrja në fuqi e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), por bizneset në Kosovës ende nuk kanë përfituar asgjë, nga implementimi i saj.

Kështu ka thënë afaristi i njohur, Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex” në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, duke folur për përfitimet që i janë premtuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Ai bën të ditur se janë premtuar nga ana e bashkësisë evropiane gjashtë milionë euro për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Por, dewri më tani këto para nuk kanë shkuar në destinim.

Sidoqoftë hyrja në fuqi e MSA-së, sipas tij, është lajm i mirë, sidomos për eksportuesit. “Por, edhe e ka ulur koston e prodhimit”.

Palushi pret përmirësim të të bërit biznes në Kosovës edhe përmes pakos së re fiskale të proklamuar nga pushteti aktual.

Nga ana tjetër Palushi ankohet për humbje të mëdha të shkaktuara nga mungesa e energjisë elektrike.

“Kosova në këtë mënyrë ka humbur miliona euro,” është shprehur Palushi, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës të merret urgjentisht me zgjidhjen e këtij problemi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme