Deputetët e LSDM-së janë sulmuar nga protestuesit që protestojnë kundër votimit të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga sulmi janë lënduar Ziadin Sela i LR-PDSH-së dhe 15 deputetë të LSDM-së.
Lidhja Social Demokrate e Maqedonise e Zoran Zaevit ka njoftuar se 10 deri në 15 deputetë jane sulmuar nga protestuesit.
Ndërkohë, ministri i punëve të brendshme i Maqedonisë Agim Nuhiu ka theksuar se dikasteri që drejton duke e vënë situatën nën kontrol, por ka shtuar se protestuesit kanë sulmuar dhe pjesëtarë e forcave të sigurisë .
Në Kuvendin e Maqedonisë kanë mbetur të ngujuar depuetetët e shumicës parlamentare dhe një grup i gazetarëve, ndërkohë që protestat vazhdojne përpara parlamentit.
Forcat e sigurise kanë provuar të shperndajne turmën përmes përdorimit të gazit lotsjellës.
https://www.facebook.com/RSEMK/videos/10154853191703725/