Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka publikuar pamje nga momenti kur ju ndalet rryma gjatë një tubimi me qytetarë në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.
Azemi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook e kritikoi qeverinë aktuale për paaftësinë e tyre.
Sipas tij, kjo gjendje duhet të marrë fund në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Edhe kjo na ndodhi me këtë qeveri të paaftë. Në fshatin Lloshkobare u ndal rryma me të filluar tubimi ynë. Fatmirësisht banorët e fshatit Lloshkobare kishin mbushur bateritë e telefonave të tyre gjatë ditës. Kjo gjendje duhet të marr fund më 9 shkurt”, shkroi Azemi.