Një video e publikuar në rrjetet sociale me pamje nga droni tregon situatën në pikën kufitare në Jarinje.
Sipas kësaj video situata atje tregohet të jetë e qetë dhe pa tensione.
Në anën tjetër është raportuar se forcat serbe janë afruar afër kufirit me Kosovën, ndërsa gjithashtu forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës kanë shkuar tek pikat kufitare.