Dy persona janë plagosur sot në afërsi të afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë. I dyshuari për këtë rast ndodhet akoma në arrati.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij.
“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha Nikçi
Sipas mjekëve të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njëri prej viktimave ishte kalimtar i rastit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, ka thënë Gashi.