Një zjarr i madh shpërtheu të shtunën në një ndërtesë në Shëtitoren “Boulevard des Capucines”, afër Sheshit të Operës në pjesën qendrore të Parisit.
Raportohet se zjarri filloi rreth orës 10 e 30 minuta të paraditës në një zyrë të katit të tretë në ndërtesën që gjithsej ka shtatë kate, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Sipas faqes BFMTV, në vendin e ngjarjes janë 120 zjarrfikës, të cilët do të punojnë tërë ditën për ta vënë situatën nën kontroll.
Policia dhe zjarrfikësit u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos i afrohen zonës. Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.