Indeksonline ka publikuar pamjet nga momenti kur vetura godet 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahun dhe më pas rrihet për vdekje me shufra metalike nga dy persona.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Podujevë, përkatësisht në rrugën “Drenica”, më 14 janar.
Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime të rënda nga dy të mitur (16 dhe 17 vjeç). Në videon, duket nga një kamerë e një lokali, shihet se i riu shkelet fillimisht me makinë nga të dyshuarit, më pas goditet shumë herë me shufër metalike, në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi 18-vjeçar ndërroi jetë të shtunën në QKUK.