Pamje të rralla të borës në pikë të verës në Kili

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 10:25 | Nga

Një rrebesh i rrallë i borës në kryeqytetin kilian Santiago ka shkaktuar ndërprerje të energjisë duke lënë mijëra banorë që dridhen në errësirë.

Rreth 250,000 njerëz u goditën nga ndërprerjet e energjisë, thanë zyrtarët, kryesisht të shkaktuara nga pemët e ngarkuara me borë që bien në kabllo, raporton BBC.

Një punëtor është raportuar të ketë vdekur duke u përpjekur të pastrojë akullin dhe dy persona të tjerë u plagosën nga rrymë elektrike, njoftoi media kiliane.

Meteorologët thonë se kjo është hera e dytë që dëbora godet rëndë Santiago në këtë kohë të vitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme