Pamjet e FSK-së nga përmbytjet në Kosovë, gjatë gjithë natës pati operacione shpëtimi

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës me ekipet e saj të Kërkim Shpëtimit në ujëra, pas situatës së rënduar të përmbytjeve në vendin tonë, ka ngritur gatishmërinë operacionale.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se FSK-ja ka marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të jetëve të qytetarëve në zonat e prekura Skenderaj, Istog, Klinë dhe Mitrovicë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është përgatitur dhe gatshme që të mbështes autoritetet civile në përballje me situatën e krijuar nga vërshimet e ditëve të fundit” thuhet në njoftim.

Të ngjashme