Tigri sulmon trajnerin e cirkut, i kafshon qafën gjatë performancës

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Në një incident tronditës ka ndodhur në Itali, një tigër sulmoi një trajner cirku gjatë një shfaqjeje live në provincën italiane të Lecce të enjten në mbrëmje, raportoi Metro .

Një video e incidentit, e cila është shfaqur në disa rrjete sociale, ka kapur momentin e frikshëm kur trajneri i cirkut u tërhoq përtokë nga tigri.

Videoja e shpërndarë në rrjet tregon trajnerin e cirkut duke u përqendruar te një tigër tjetër kur tigri i dytë hidhet mbi të nga pas.

Ndërsa trajneri 31-vjeçar, i identifikuar si Ivan Orfei, bërtet nga dhimbja dhe përpiqet të çlirohet nga kthetrat e tigrit, ai e kafshon në qafë.

Për fat të mirë, Orfei i shpëtoi pasi ndihmësi i tij e goditi tigrin me tavolinë.

Të ngjashme