Glauk Konjufca, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë që veprimi i PAN-it për mospjesëmarrje në seancën e sotme konstituive të Kuvendit është një “hipokrizi”.
“Është hiprokizi nga ata që i kërkuan dy orë dhe pastaj nuk erdhën vetë pasi kërkesa e kryetarit të grupit parlamentar të PDK-së, Enver Hoxhaj s’ka qenë e sinqertë por një mënyrë elegante për t’u larguar nga kuvendi dhe për të mos u kthyer më”.
“PAN nuk i ka siguruar ende numrat për ta votuar kandidatin e tyre Kadri Veselin dhe janë treguar të pasinqertë kanë gënjyer se i kanë numrat por e vërteta doli në shesh”.
“Nëse i kanë numrat pse u tërhoqën sot nga seanca? Por ata nuk i kanë votat për ta bërë kryetar të kuvendit, Kadri Veselin”, ka thënë Konjufca.