Koalicioni PAN ka konfirmuar se pas gjysmë ore do të jetë prezent në sallën e Kuvendit të Kosovës, kur pritet të bëhet konstituimi i Legjislativit, raporton RTK.
Derisa seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për 30 minuta, drejtues të koalicionit PAN i kanë thënë RTK-së se do të jenë në seancë pas 30 minutave.
Ndërkohë, deputetët e LAA-it dhe VV-së, si dhe ata të komuniteteve pakicë kanë formuar Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.