PAN thotë se tani pret dritën jeshile nga Presidenti për formimin e qeverisë

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 14:42 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot (e shtune) ka bërë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit.

Këto zgjedhje nxjerrën fitues koalicionin PDK-AAK-Nisma i cili në afat prej 30 ditësh mund ta formojë qeverinë, raporton lajmi.net

Lajmi.net ka kontaktuar me Bilall Sherifin nga Nisma për Kosovën, i cili tha se në momenti kur mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj të merr dritën jeshile nga presidenti Hashim Thaçi do të fillojnë bisedimet më partitë, por edhe me deputetet për formimin e qeverisë.

“Nga momenti kur mandatari të merr mandatin nga Presidenti, besoj që do të fillojnë bisedimet zyrtarisht edhe më partitë politike dhe me deputetët veç e veç, të cilët janë të interesuar që të jenë partnerë të koalicionit”, ka thënë Sherifi.

Kujtojmë, se sipas rezultateve nga zgjedhjet e përgjithshme, koalicioni PAN do të ketë 39 deputetë, Lëvizja Vetëvendosje 32, koalicioni LAA – 29 deputetë, Lista Serbë – nëntë, kurse partitë tjera nga dy ose një përfaqësues në tempullin e demokracisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme