Salla 1 Tetori, në Prishtinë do të jetë lokacioni I sivjetëm i Panairit Ndërkombëtar të Edukimit në datat 27 dhe 28 Prill. Ky panair kontribuon direkt në ngritjen e vetëdijes së studentëve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve (bursa, apo punë praktike).
Qëllim kryesor I kësaj ngjarje është promovimi i punës së institucioneve edukative/arsimore dhe kompanive të ndryshme, zgjerimin e rrjetit në nivel regjional, rritjen e mundësive për bashkëveprim edukativo kulturor në mes të të gjitha palëve, ndihmon në zvogëlimin e boshllëkut midis studenteve dhe institucioneve edukative/arsimore si dhe organizatave të ndryshme në fushën e edukimit dhe ofron komunikim te drejtpërdrejtë me shoqërinë ne përgjithësi.
Përveç pranisë së shumë ekspozuesve dhe vizitorëve, gjatë panairit do të ketë poashtu aktivitete paralele ku të gjithë të pranishmit mund të mësojnë më shumë për sektorin e arsimit dhe mundësive që ekzistojnë aty si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Vizitojini profilet tona në rrjete sociale për të parë agjendën e plotë të panairit.