Pandemia ka ndikuar në masë të madhe në shëndetin mendor të qytetarëve të Kosovës. Sami Rexhepi, drejtor dhe neuropsikiatër në Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë janë 1 800 persona që po trajtohen në këtë qendër.
Këtu thotë ai nuk hyjnë rastet ambulantive, ku thotë se është trefishuar numri gjatë pandemisë.
“Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë është një qendër rajonale për shëndet mendorë të bazuar në komunitet i cili e mbulon Prishtinën, Podujevën, Drenasin, Lipjanin, Fushë-Kosovën dhe Obiliqin. Për momentin janë më tepër se 1 800 kartela të hapura që janë nën mbikëqyrjen e Qendrës, duke mos i përfshirë edhe vizitat ambulantore që kërkojnë qytetarët në qendrat për shëndet mendor në Prishtinë”.
“Rastet ambulantore më tepër është trefishuar numri nga dy vjet të kohës së pandemisë, ndërsa nga rastet që nuk janë nën mbikëqyrjen tonë që janë të sëmurë kronik psikiatrik është rritur mjaft shumë numri i atyre që kanë pasur ri acarim të sëmundjes. Përkeqësim të simptomave të sëmundjes”.
Rexhepi shto se që nga fillimi i pandemisë vërehet që qytetarëve u ka humbur durimi dhe se janë më tepër impulsiv, ku sjellje të tilla po manifestohen edhe me dhunë, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, pasojat do të jenë edhe më të mëdha pas periudhës së pandemisë, ai ato me gjumin dhe ankthin.
“Problemi tek pacientët tonë kronik fillon me çrregullimin e gjumit dhe mandej halucinacionet apo devizionet me qenë më të theksuara që ka nevojë për korrigjimin e terapisë apo për rritjen e terapisë të cilën e kanë marr paraprakisht. Ndërsa rastet ambulantore është ankthi shumë i theksuar që manifestohet përmes atakteve të panikës një numër i madh. Problemi tjetër është çrregullimet obsesivo-kompulsive”.
“Qysh prej fillimit të pandemisë kam thënë se është një luftë që në përgjithësi na është dashur të mobilizohemi të gjithë popullata, jo vetëm profesionistët shëndetësorë. Kjo kohë shkon në favor të çrregullimeve pas stresit traumatik, të cilat çrregullime marrin karakter kronik dhe kjo është ajo që ne do të ballafaqohemi edhe pas pandemisë. Shëndeti mendor do të ballafaqohet me probleme të cilat i ka provokuar”.
“Në anën tjetër gjatë kësaj periudhe ky ankth, ky presion them se kemi qenë nën një saqë me prush përmbi për më tepër se dy vjet ka shkaktuar çrregullime të ankthit, të gjumit. Çdo çrregullim i gjumit vazhdon ose i paraprinë një çrregullimi tjetër sa i përket çrregullimit mendor. Ajo çka shihet është ulja e pragut të durimit dhe ngritja e reagimeve impulsive të dhunshme. Pragu i durimit është ulur shumë dhe po manifestohet me një sjellje me të dhunshme se zakonisht”, tha ai.