Ekonomia Online
FUNDIT

Paniku nga tërmeti, nxori në borë 120 nxënësit në Brezovicë

Paniku nga tërmeti, nxori në borë 120 nxënësit në Brezovicë

Gjatë natës, 120 nxënës që shkuan për të mësuar skijimin në Brezovicë, u detyruan të dalin jashtë hotelit. Kjo pasi u shqetësuan nga lëkundjet e tokës që atje ku qëlluan ata u ndjenë goxha fort, raporton Klankosova.tv. Megjithatë, ata shpejt u kthyen nëpër dhoma ku kujdesi për ta vazhdoi. Gjatë gjithë natës, herë pas here, […]

Gjatë natës, 120 nxënës që shkuan për të mësuar skijimin në Brezovicë, u detyruan të dalin jashtë hotelit.

Kjo pasi u shqetësuan nga lëkundjet e tokës që atje ku qëlluan ata u ndjenë goxha fort, raporton Klankosova.tv.

Megjithatë, ata shpejt u kthyen nëpër dhoma ku kujdesi për ta vazhdoi. Gjatë gjithë natës, herë pas here, stafi i Federatës së Sportit Shkollor i vizitonte të vegjlit.

Pos tyre, në gatishmëri ishin edhe ekipet mjekësore.

Tërmeti që ndodhi mbrëmjen e së martës u ndie në shumë komuna, por dëme s’pati as në njerëz e as materiale. 

Të ngjashme