Ekonomia Online
FUNDIT

Pantina ia kthen përgjigjen Haradinajt

Pantina ia kthen përgjigjen Haradinajt

Menjëherë pas propozimit nga kandidati për kryeministër të vendit Ramush Haradinaj për një takim të mundshëm me liderin e Vetëvendosjes dhe atë të LDK-së, ka ardhur edhe reagimi i parë. Është pikërisht deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e cila ka deklaruar se është jo parimore dhe e pandershme që deputetët e Kuvendit […]

Menjëherë pas propozimit nga kandidati për kryeministër të vendit Ramush Haradinaj për një takim të mundshëm me liderin e Vetëvendosjes dhe atë të LDK-së, ka ardhur edhe reagimi i parë.

Është pikërisht deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e cila ka deklaruar se është jo parimore dhe e pandershme që deputetët e Kuvendit të Kosovës të konsiderohen thjeshtë numra që i duhen dikujt për t’u bërë kryeministër.

Ky është postimi i plotë:

Eshte tejet joparimore dhe e pandershme qe deputetet e Kuvendit qe jane perfaqesues te popullit te konsiderohen thjesht numra qe mund te i duhen sot dikuj per tu bere kryeminister. E di se ne te kaluaren per kete kane kontribuar disa (ish) deputete, por kjo praktike duhet te marre fund njehere e mire.

Të ngjashme