Papa Françesku i ka fajësuar Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për vdekjen e fëmijëve në Siri, Jemen dhe Afganistan, duke thënë se vendet e pasura perëndimore nxisin konflikte duke shitur armë në zonat e luftës.
Duke folur për studentët dhe mësuesit e Institutit “San Carlo” të Milanos, Papa tha se arsyeja pse ka kaq shumë luftëra në mbarë botën është që Evropa dhe Amerika shesin armë, të cilat përdoren për të vrarë fëmijë dhe për të vrarë njerëz në përgjithësi.
Pa një fuqi të tillë të armëve, shtoi ai, nuk do të kishte pasur luftë në vende të tilla, si Afganistani, Jemeni dhe Siria.
“Një vend që prodhon dhe shet armë bart në ndërgjegjen e vet vdekjen e çdo fëmije dhe shkatërrimin e çdo familjeje”, tha Papa Françesku.
Ai foli gjithashtu për nevojën e vendeve për të mirëpritur dhe integruar imigrantët, duke mohuar shqetësimet e qeverive për krimin për ta justifikuar mohimin e hyrjes për azilkërkuesit.
Në përgjigje të një pyetjeje rreth emigracionit të dielën, Papa Françesku tha: “Ndërtuesit e mureve, qofshin ato prej telave apo tullave, do të përfundojnë duke u bërë të burgosur brenda mureve që ata ndërtojnë”.
Megjithatë, ai nuk e përmendi presidentin e SHBA-së me emër kur foli para gazetarëve, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.