Papa Françesku do të rifillojë paraqitjet e rregullta publike nga java e ardhshme (2 shtator), ka njoftuar Vatikani.
I pari i Kishës Katolike do të paraqitet para publikut për herë që nga muaji mars, kur shpërtheu pandemia globale e quajtur COVID-19, transmeton Telegrafi.
Audienca nuk do të mbahet në Sheshin e Shën Pjetrit, por përkundrazi në oborrin e San Damasos brenda Pallatit Apostolik.
Megjithatë mbetet e paqartë se sa njerëz do të lejohen të marrin pjesë në audiencën e parë të Papës pas pothuajse gjashtë muajve.
Ndryshe, hyrja do të jetë falas dhe “e hapur për këdo që dëshiron” të ndjekë fjalimin e 83-vjeçarit argjentinas.