Papa Françesku fillon vizitën në Tajlandë

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku ka mbërritur në Bankok për të filluar një turne në Tajlandë dhe Japoni.

Ai është në një mision, për të rritur moralin e bashkësive katolike të vogla të atyre vendeve dhe të flasë për çështje që përfshijnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe paqen.

Ai në Tajlandë do të nxjerrë në pah admirimin e tij për paraardhësit misionarë të komunitetit, që i sollën besimin këtij kombi Budist shekuj më parë dhe duruan periudha persekutimi më vonë.

Katolikët janë një pakicë e vogël, në vendin me shumicë Budiste dhe përbëjnë më pak se 1 përqind të popullsisë.

Vizita e Papa Françeskut përkon me 350 vjetorin e misionit të parë në Siam, emri i dikurshëm i Tajlandës.

Ai do të takohet me mbretin, Maha Vajiralongkorn, kreun e klerit Budist të Tajlandës, si dhe udhëheqësit dhe studentët katolikë para se të shkojë në Japoni, më 23 nëntor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme