Papa Françesku i ftuar në emisionin televiziv Italian “Che tempo che fa”, ka diskutuar për shumë tema, ku ndër të tjera përmendi edhe dëshirën e tij për të vallëzuar tango.
Papa argjentinas tha se i pëlqen të dëgjojë muzikë klasike dhe se i pëlqen kërcimi tango, përcjell Demokracia.com.
I pyetur nëse ai kishte kërcyer tango kur ishte i ri në Buenos Aires, Papa u përgjigj: “Një porteno(një person që jeton në një qytet-port) që nuk kërcen tango nuk është porteno!”
Gjthashtu, Papa Françesku tha se kur ishte i ri dëshironte të bëhej kasap.