Papa Françesku ditën e sotme e kaloi me mijëra njerëz të varfër nga mbarë Evropa, së pari me meshën e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe më pas edhe në drekën e përbashkët
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, në meshën e sotme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Varfërve, indiferencën e quajti si mëkat të madh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Papa Françesku ditën e sotme e kaloi me mijëra njerëz të varfër nga mbarë Evropa, së pari me meshën e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe më pas edhe në drekën e përbashkët.
Ai dënoi ata që pretendojnë se varfëria nuk është “çështje e tyre, por faji i shoqërisë”.
Ai besimtarëve u tha se jeta e kaluar duke “mos bërë asgjë të keqe nuk është e mjaftueshme” dhe kërkoi ndihmë për njerëzit e varfër në të gjithë botën. Ai u tha atyre se njerëzit do të “shkojnë në parajsë, jo për atë që kanë, por për atë që u japin të varfërve”.
Papa Françesku pas meshës thirri 1.200 njerëz të pastrehë që t’i bashkohen në drekë në një sallë të Vatikanit. Pjesa tjetër do t’u shpërndahet menzave të tjera në institucione të ndryshme katolike ku do të hanë specialitete të kuzhinës italiane.