Papa Françesku shpreh dëshirën të vizitojë Libanin dhe Sudanin Jugor

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku shprehu dëshirën e tij për të vizituar Libanin e goditur nga krizat si dhe u kërkoi udhëheqësve politikë në Sudanin Jugor të vazhdojnë të angazhohen për paqen.

Libani është përfshirë në krizën e tij më të rëndë ekonomike në dekadat e fundit që nga shpërthimi në muajin gusht në portin e Bejrutit.

Në një mesazh për kardinalin, Bechara Rai, patriarkun e Kishës Maronite, Papa, 84-vjeçar tha të enjten se shpresonte të vizitonte Libanin “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Bij dhe bija të dashura të Libanit, jam thellësisht i shqetësuar duke parë vuajtjet dhe ankthet që kanë shkatërruar vendin tuaj”, tha ai.

Papa u bëri thirrje udhëheqësve të Libanit “të bëjnë më të mirën për qytetarët” dhe që bashkësia ndërkombëtare të “ndihmojë Libanin të kapërcejë këtë krizë të rëndë”.

Papa gjithashtu përsëritën dëshirën e tij për të vizituar Sudanin e Jugut “në kohën e duhur, pasi gjërat kthehen në normalitet”.

“Ne kemi qenë të lumtur të shohim përparimin e vogël që keni bërë, por e dini që kjo nuk është e mjaftueshme që populli juaj të ndiejë efektin e plotë të paqes”, tha ai.

Sudani i Jugut po lufton të dalë nga një luftë civile gjashtë-vjeçare që la të vdekur 380.000 njerëz dhe përfundoi zyrtarisht me krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar në shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme