Papa Françesku mbajti një tubim historik për rreth 170.000 katolikë në një stadium në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kreu i Kishës Katolike, udhëtoi me veturën e hapur në Stadiumin “Zayed” ku u ngrit një altar me një kryq të madh.
Papa Françesku u prit ngrohtësisht nga filipinasit dhe indianët katolikë të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Emiratet e Bashkuara Arabe e ftuan Papën për vizitë tre ditore si pjesë e organizimit “Viti i Tolerancës 2019”
Papa Françesku u kërkoi udhëheqësve fetarë që të punojnë së bashku për të hedhur poshtë “pangopësinë e mjerueshme” të luftës dhe t’i rezistojnë “logjikës së fuqisë së armatosur, armatosjes së kufijve dhe ngritjes së mureve”.