Papa Françesku thotë se ai ndan zemërimin me të tjerët lidhur me dështimet e autoriteteve të Kishës për të ndëshkuar “krimet e neveritshme” të priftërinjve, të cilët kanë abuzuar seksualisht fëmijët.
Këto komente Ati i Shenjtë i bëri në nisjen e vizitës së tij dyditore në Irlandë.
“Dështimi i autoriteteve kishtare – peshkopëve, eprorëve fetarë, priftërinjve dhe të tjerëve – që në mënyrë adekuate të trajtojnë këto krime të neveritshme, me të drejtë ka krijuar zemërim dhe mbetet një burim i dhimbjes dhe turpit për komunitetin katolik”, tha Papa Françesli gjatë fjalimit në Kështjellën e Dublinit.
“Unë vetë i ndaj këto ndjenja”, shtoi Papa.
Më vonë gjatë ditës, Papa do të takohet me viktimat e abuzimit.
Kjo është vizita e parë e një Pape në Irlandë për pothuajse katër dekada.