Në sesionin e Seminarit të 93-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku po flitet për integrimin evropian dhe procesin e reformës, shefja e EULEX-it Alexandra Papadopoulou tregoi qëllimin e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit për largim gradual nga Kosova.
“EULEX-i nuk do qëndrojë këtu përgjithmonë. Fakti i reduktimit të EULEX-it flet për përmirësim të institucioneve të Kosovës”, tha ajo.
Sipas Papadopoulu, EULEX-i nuk i zëvendëson institucionet kosovare.
EULEX-i nuk është ketu për të zëvendësuar ato, por është mbeshtetës. Duhet të them se bërthama e mandatit tonë është e njëjta, por shtrirja do të jetë më e ngushtë”, tha Papadopouloi.
Mandati i EULEX-it u vazhdua deri më 15 qershor 2018 nga Kuvendi i Kosovës më 17 qershor me votat e 79 deputetëve.