Papunësia në Britani në nivelin më të ulët prej 45 vitesh

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Shkalla e papunësisë në Britaninë e Madhe në muajin mars 2019 ka rënë në 3.8 për qind.

Zyra Kombëtare e Statistikave të Britanisë së Madhe (ONS), ka njoftuar se shkalla e papunësisë e cila ishte 3.9 për qind në muajin shkurt 2019.

Papunësia në vend në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është ulur për 119 mijë persona duke arritur në 914 mijë, shifër kjo më e ulëta që nga dhjetori i vitit 1974.

Po ashtu, sipas një raporti, përcjell Telegrafi, Britania rrezikon të ndjekë Shtetet e Bashkuara në drejtim të rënies së jetëgjatësisë dhe pagave të ulëta për pjesën më pak të arsimuar të popullatës, nëse shkaqet e pabarazisë nuk janë të kontrolluara.

Rënia e anëtarësimit në sindikata dhe rritja e punës së përkohshme ka të ngjarë të reduktojë fuqinë e e punëtorëve, tha raporti. Ndryshimet teknologjike dhe globalizimi po nxisin forcat e pabarazive, sipas raportit, i cili gjithashtu shikonte pabarazitë në gjeografi, gjenerata dhe gjini.

Të ngjashme